Një i moshuar me probleme shëndetësore është bllokuar nga dëbora në fshatin Vela të Lezhës, shkruajnë mediet e Tiranës
Familjarët kanë kërkuar ndihmën e Emergjencave Civile, dhe në pamundësi për të futur ambulancën në fshat, një helikopter ka ndërhyrë për transportin e 65-vjeçarit.
Aktualisht i moshuari ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.