Kuriozitete
Shpëtohet gruaja që ngeci në ashensor
Është shpëtuar një grua amerikane, e cila gjithë fundjavën e kaloi e bllokuar në ashensorin e punëdhënësit të saj miliarder.
Marites Fortaliza hyri në ashensorin në lagjen Manhattan, në pronësi të bankierit të investimeve Warren Stephens, të premten në mbrëmje. Zjarrfikësit iu përgjigjën thirrjes së urgjencës të hënën dhe hapën ashensorin me forcë. Fortaliza u dërgua në spital, përcjell albinfo.ch
Sipas një deklarate të familjes, 53-vjeçarja ishte e dehidratuar, por në gjendje të qëndrueshme. Autoritetet thanë se gruaja ishte bllokuar në mes të katit të dytë dhe të tretë të shtëpisë. Familja Stephens kishte ikur për fundjavë dhe askush tjetër nuk ishte në shtëpi, vetëm 53-vjeçarja që po punonte. Shkaku i incidentit po hetohet.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik