Bota
Shpëtohen 1500 refugjatë në Mesdhe
Vetëm pak ditë pas aksidentit të rendë të përmbytjes së një anijeje me refugjatë në Mesdhe, të hënën janë shpëtuar plot 1500 refugjatë që ishin rrezik të mbyteshin afër bregdetit të Libisë. Bëhet fjalë për gjithsej shtatë aksione në të cilat është arritur të shpëtohen nga vdekja 1552 persona, bën të ditur roja italiane e bregdetit.
Refugjatët ishin nisur me tri barka dhe katër gomone në rrugën detare nëpër Mesdhe drejt Evropës kur kërkuan ndihmë pasi që do të përmbyteshin.
Në aksionin e shpëtimit të tyre, përveç rojave bregdetare të Italisë kanë marrë pjesë edhe Marina Irlandeze, një barkë e rojave suedeze të bregdetit dhe aksioni privat për shpëtim i Maltës MOAS.
Pas tragjedisë së rëndë që kishte ndodhur në muajin prill me qindra të mbytur, ishin shtuar mjetet për aksionin “Triton” të mbrojtjes se kufijve të BE-së.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












