Shkurt.ch
Shpëtimtarët zviceranë kanë mbaruar punë në Japoni
Ekipi shpëtimtar i Zvicrës që kishte shkruar pas tërmetit dhe cunamit në Japoni, i drejtuar nga DEZA (Drejtoria për Bashkëpunim dhe Zhvillim), ka përfunduar punën e tij. Kështu ka deklaruar për radion zvicerane DRS Toni Frisch, udhëheqës i trupave për ndihmë në fatkeqësi.
Sipas tij, zviceranët janë në tërheqje e sipër drejt veriut, respektivisht drejt një baze ushtarake amerikane. Ndërkaq, ai ka theksuar se që nga fillimi ka qenë e qartë se shanset për të gjetur njerëz të mbijetuar kanë qenë mjaft të pakëta.
Ai po ashtu ka theksuar se janë bërë përpjekjet maksimale që pjesëtarët e ekipit të mbrohen nga rrezatimi. Brenda vetë ekipit ka pasur disa ekspertë të mbrojtjes nga rrezatimi, ka thënë Frisch.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
A janë zviceranët dorështrënguar? Pavarësisht pasurisë së saj, Zvicra renditet vetëm e 65-ta në donacione dhe vullnetarizëm, me përqindje larg...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind