E-Diaspora
Shpëtim Shaqiri blen zyrtarisht të drejtën e fjalës “Covfefe” të Donald Trump
Pronari i kësaj fjale është tetovari Shpëtim Shaqiri, i cili jeton në Valis të Zvicrës. Kjo shprehje u bë shumë e njohur në mbarë botën, ani pse askush nuk ia di kuptimin e vërtetë, e me gjasë, as vetë presidenti amerikan që shpiku atë.
“Fjala e përdorur nga presidenti Donald Trump ka qenë sigurisht një kod sekret i Pentagonit. Besoj se presidenti amerikan e përdori pa qëllim këtë fjalë. I besoj korrektorit smartphone, i cili në vend të fjalës ‘Coverage’, ia këshilloi emrin e incizuar Covfefe”, shprehet për albinfo.ch Shpëtim Shaqiri, i cili këtë shprehje e ka kthyer në një markë.
Si një person që e njeh mirë ekonominë, Shpëtimi duke e kuptuar se sa e famshme është bërë në gjithë botën kjo fjalë, menjëherë ka aplikuar për ta përvetësuar.
“Unë jam ekonomist dhe e dija se sa e rëndësishme është të bësh një markë të njohur. Duhet minimum 10 vjet dhe ndoshta më shumë se 100 mijë dollarë marketing për ta bërë një markë të njohur në gjithë botën. Kur pashë që kjo shprehje është transmetuar 39 000 000 herë në mediat sociale, atëherë menjëherë fillova procedurën e aplikimit për të fituar të drejtën e blerjes”, thotë ai.
Por, Shpëtimi nuk ishte i vetmi që i kishte ardhur kjo ide. Siç shkruan gazeta zvicerane “Le Matin”, të interesuar për këtë markë ishin edhe një suedez dhe një rus, por fati ishte në anën e djaloshit tonë shqiptar. “Unë isha i pari që e regjistrova”, thotë 36- vjeçari, i cili ka paguar 900 franga për ta blerë të drejtat e tregut për gjithë botën për markën “Covfefe” dhe këtë të drejtë e ka regjistruar në Institutin Federal për Pronësi Intelektuale (IGE).
Por, sa i lumtur është Shpëtim Shaqiri pasi është bërë pronar i kësaj marke të famshme?
“Është diçka e pashpjegueshme. Jam shumë i lumtur. Sot marka “Covfefe” është e njohur pothuajse sa Red Bull”, pohon ai për albinfo.ch.
Praktikisht, nga tani, kushdo që e përdor këtë shprehje duhet të këtë kujdes, ngase mund të paditet nga Shpëtim Shaqiri. E për këtë duket se është informuar edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump.
“Mendoj se presidenti amerikan është njoftuar për blerjen e të drejtës së kësaj shprehjeje, pasi që mediat angleze shkruan shumë mbi këtë histori. Unë i kam dërguar një email presidentit Trump në shenjë falënderimi dhe e kam garantuar se do ta përdor në mënyrën më të respektueshme këtë markë”, thotë ai.
Megjithatë, të gjithë janë kureshtarë për ta kuptuar se më çfarë projekti do të prezantohet Shpëtimi me këtë markë.
Pa dashur të na japë hollësi mbi këtë projekt, ai na premton se gjithçka do të bëhet e ditur në muajin gusht. “Projekti do të prezantohet para mediave internacionale në muajin gusht. Aty do të kuptoni gjithçka rreth këtij projekti që do të bartë emrin “Covfefe”, u shpreh shkurt Shpëtim Shaqiri.
Për djaloshin tetovar, albinfo.ch ka shkruar edhe më parë. Ai njihet në Zvicër për zbulimin dhe futjen në treg të një mjeti, lloj proteze që u vihet në gojë qenve agresivë, duke u pamundësuar atyre kafshimin me pasoja për njerëzit.
Arben Gjinaj
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind