Fotolajmi
Shpërthimet në Paris: Sulm në lagjen Saint-Denis, dy të vdekur dhe tri arrestime
Pesë ditë pas sulmeve në Paris, një sulm policor i shkallës së lartë është nisur para agimit të mërkurën në Saint-Denis, në rrethinat e Parisit. Në shënjestër ishte Abdelhamid Abaaoud, organizator i pretenduar i vrasjeve të 129 personave të premten.
Dy të dyshuar janë të vdekur, duke përfshirë një grua që shpërtheu një bombë, ndërsa një i dyshuar është ende i rrethuar, sipas burimeve policore. Pesë veta janë kapur, prej të cilëve tre ishin në apartamentin e sulmuar nga policia.
Një individ, i cili kishte mbajtur dy veta me prejardhje nga Belgjika në apartamentin e tij, banesa e të cilit është rrethuar nga brigadat policore, është arrestuar, bën të ditur agjencia AFP.
Të paktën tre policë janë plagosur gjatë sulmit. Operacioni u nis rreth 4:30 të mërkurën në mëngjes, në qendër të Saint-Denis, nga Nëndrejtoria e Antiterrorizmit e Policisë Gjyqësore, bëhet e ditur nga burime të afërta me hetimin dhe ndjekjen penale të Parisit.
Operacioni gjithashtu mobilizoi njësi ushtarake dhe helikopterë, ndërsa Francois Hollande është në zyrën e tij në pallatin Elizes me kryeministrin Manuel Valls dhe ministrin e Brendshëm Bernard Cazeneuve.
Objektivi i këtij operacioni të madh është një apartament në Saint-Denis, në cep të lagjes Republikë, në rrugën “Corbillon”, njëzet minuta këmbë nga Stadiumi i Francës, i cili ishte një nga objektivat e sulmit të së premtes.
“Forcat e sigurisë janë shumë të tensionuara dhe janë në gatishmëri”, thotë kryetari i Komunës Didier Paillard për AFP. “Një helikopter është mbi qytet, transporti publik, metro, tramvaj janë ndërprerë”.
Shkollat dhe kolegjet e qendrës së qytetit janë “të mbyllura sot”, thekson prefektura e Seine-Saint-Denis. Njerëzve u është kërkuar të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha