Bota

Shpërthim në St. Petersburg: Së paku dhjetë viktima

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili në kohën e shpërthimit ndodhej në St.Petersburg ka deklaruar: "Ne shqyrtojmë të gjitha mundësitë, nëse ka qenë një akt kriminal ose sulmi ka pasur karakter terrorist"

Në një vagon treni që qarkullonte në metronë e St.Petersburgut, Rusi, si rezultat i shpërthimit të një “objekti të panjohur” kanë humbur jetën së paku dhjetë persona, siç bëjnë të ditur agjenci të lajmeve dhe shërbime të shpëtimit. Gjithnjë sipas këtyre burimeve janë me dhjetëra të tjerë të plagosur.

Televizioni Life News tregon në vazhdimësi pamje të njerëzve të lënduar, të shtrirë në njërën nga hyrjet e metrosë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili në kohën e shpërthimit ndodhej në St.Petersburg siç shkruan agjencia e lajmeve interfax ka deklaruar: “Ne shqyrtojmë të gjitha mundësitë, nëse ka qenë një akt kriminal ose sulmi ka pasur karakter terrorist”.