Kosova

Shpërthim në shtëpinë e një policeje në Zveçan

 

Mes së shtunës dhe së dielës ka ndodhur një shpërthim në shtëpinë e një pjesëtareje të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, në Zveçan.

Shefi i operativës për rajonin e Veriut, Petrit Fejza, për mediat në Kosovë ka konfirmuar se ka ndodhur shpërthimi dhe ka njoftuar se nuk ka të lënduar dhe se policia është duke zhvilluar hetime.