Lajme

Shpërthim në Bukuresht, një i vdekur

Të paktën një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar sot, pas shpërthimit në një pikë karburanti në Bukuresht të Rumanisë. Zyrtarët për shkak të zjarrit të madh u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës.

Ministri rumun i Shëndetësisë, Alexandru Rafila, konfirmoi se një person ka vdekur dhe tha se mund të jetë edhe një viktimë tjetër, raporton Digi24, shkruan albinfo.ch.

Si pasojë e shpërthimit, autoritetet kanë evakuuar banorët që jetojnë në shtëpitë private pranë pikës së karburanteve.

Kryetari i Bukureshtit, Peter Florentin, konfirmoi se një shtëpi private është përfshirë nga zjarri.