Bota
Shpërthim afër piramidave të Gizës, lëndohen 16 turistë
Një shpërthim që kishte për shënjestër një autobus me turistë, ka lënduar së paku 16 persona, afër Muzeut të Madh të Egjipitit, pranë Piramidave të Gizës, njoftojnë burimet e sigurisë.
Shumica e të lënduarve thuhet se janë turistë nga Afrika e Jugut, raporton BBC, përcjell në shqip albinfo.ch.
Para sulmit, një pasije u vendos afër rrethojës së muzeut, në kohën kur po kalonte autobusi.
Ende nuk dihet kush qëndron pas bombardimeve, por militantët islamikë kanë sulmuar turistët në Egjipt në të kaluarën, thuhet tutje në shkrimin e BBC-së. Në dhjetor, tre turistë nga Vietnami dhe dhe një ciceron lokal, u vranë pasi që një bombë goditi autobusin e tyre.
Një dëshmitar, Mohamed el-Mandouh, tha për “Reuters” se kishte dëgjuar një “shpërthim shumë të zhurmshëm”, teksa po qëndronte ulur, afër vendit të shpërthimit, që ndodhet afër Kajros, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, fotografitë nga policia paraqesin një automjet me xhama të hedhur në erë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit Duke i shqiptuar 19 vjet burgim, vendimi i gjykatës penale të Baselland është shumë më i...
-
Hapet edhe një pikë shkollore në Kantonin e Cyrihut
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
Pasdite festive në Vjenë për nder të Krishtlindjes
Jeta në Zvicër
-
Léman Express tani 24/7 Orari i ri i trenave 2025 është tani në fuqi – dhe ka disa ndryshime të...
-
Zvicër: Rihapet teleferiku më i pjerrët në botë
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit
-
Hapet faza e parë për sigurimin e një bilete për Eurovizion
-
Këshilli Federal kundërshton nismën për taksimin e të pasurve në trashëgiminë e tyre