Lajme

Shpërthen vullkani Kilauea në Hawaii

Në Hawaii, Observatori i Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngritur nivelin e alarmit në lidhje me vullkanin Kilauea pasi ai filloi të shpërthejë.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Hawait ka thënë se llava ishte e kufizuar dhe “nuk përbën një kërcënim për komunitetet”, raporton CNN, shkruan albinfo.ch.

Sipas njoftimit, grimcat dhe gazrat që lëshohen nga shpërthimi mund të shkaktojnë “probleme me frymëmarrjen për njerëzit e ekspozuar”, teksa zyrtarët thanë se vullkani filloi shpërthimin e tij rreth orës 15:15 me orën lokale, të dielën, brenda kraterit Halema ʻumaʻu.