Shkurt.ch

Shpërthen një pako-bombë në Ambasadën Zvicerane në Romë

Shpërthimin, për të cilin kishin njoftuar më parë mediet, e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme e Italisë

Në Ambasadën e Zvicrës në Romë ka shpërthyer sot në mesditë një pako-bombë me ç`rast ka pësuar lëndime të rënda një punëtor i ambasadës. Shpërthimin, për të cilin kishin njoftuar më parë mediet, e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme e Italisë, ndërsa Departamenti Zviceran i Punëve të jashtme deri më tash nuk ka ofruar të dhëna për këtë akt.

Ministri i jashtëm italian Franco Frattini, ka dënuar ashpër këtë sulm dhe i ka shprehur ndjenjat e tij të solidarizimit viktimës dhe ambasadorit të Zvicrës. Që nga shpërthimi, forcat italiane të sigurisë e kanë vënë nën mbrojtje edhe Konsullatën e Zvicrës në Milano.

Shpërthime të ngjashme ka pasur sot edhe në Ambasadën e Kilit dhe atë të Ukrainës. Në Ambasadën e Kilit është plagosur po ashtu një person.