Lajme

Shpërthen goma e aeroplanit, vdesin 2 persona

Dy persona kanë vdekur, pasi goma e një avioni Boeing 757 shpërtheu teksa po ndërrohej.

Një punonjës i Delta Air Lines, operatori i avionit dhe një kontraktor, u vranë në zonën e mirëmbajtjes së Aeroportit Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta, pak pas orës 5 të mëngjesit të së martës, me atë vendore amerikane.

Një person i tretë mësohet se ka pësuar lëndime të rënda.

Është fatkeqësia më e fundit për prodhuesin e aeroplanëve Boeing, i cili tashmë po përballet me akuza serioze për sigurinë dhe kontrollet e cilësisë.

Delta tha në një deklaratë se ishte “zemërthyer për humbjen e dy anëtarëve të ekipit dhe plagosjen e një tjetri pas një incidenti këtë mëngjes në objektin e mirëmbajtjes së operacioneve teknike në Atlanta”.

Linja ajrore shtoi: “Ne kemi dhënë mbështetjen tonë të plotë për anëtarët e familjes dhe kolegët gjatë kësaj kohe tepër të vështirë”.

“Familja Delta është mirënjohëse për veprimin e shpejtë të reaguesve të parë dhe ekipeve mjekësore në vend. Tani po punojmë me autoritetet lokale dhe po kryejmë një hetim të plotë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur”.