Jeta në Zvicër
Shpërndajnë bankënota 10 frangëshe për kalimtarët e rastit
Kalimtarët e rastit kanë përfitituar të hënën para të vërteta dhjetëfrangëshe në Stacionin Hekurudhor të Cyrihut HB
Më pak se tre muaj para referendumit, bartësit e iniciativës për të ardhurat e pakushtëzuara (pa punë) kanë shpërndarë sot në Stacionin Hekurudhor të Cyrihut HB njëmijë bankënota dhjetëfrangëshe.
Kalimtarët e rastit kanë përfitituar para të vërteta dhjetëfrangëshe, që janë edhe «fletëpalosjet» zyrtare të iniciativës së përmendur, për të cilën zviceranët do të votojë më 5 qershor 2016.
Në vitin 2013 me rastin e promoviit të iniciativës, aktivistët e saj kishin zbrazur në Bundesplatz të Bernës një rimorkio kamioni prej 8 milionë monedhash pesë centë dhe kishin joshur kështu kërshërinë e qytetarëve.
Aksione të ngjashme ku do të shpërndahen kartmonedha 10 frangëshe do të ketë edhe më tutje, thonë në komitetin e fushatës. Organizatorët llogarisin se gjatë fushatës do të jenë në qarkullim bankënota me afishe me vlerë prej 100 mijë frangash.
Zvicra do të jetë vendi i parë në botë, populli i të cilit do të votojë për të ardhura të pakushtëzuara bazike, shkruan albinfo.ch.
Sipas iniciativës, të gjithë njerëzit që jetojnë në Zvicër, pavarësisht nga statusi i punës, mosha, pasuria ose gjendja shëndetësore, duhet të marrin një pagë bazike.
Iniciatorët, artistë, publicistë dhe intelektualë, caktimin e lartësisë së pagës ia lënë parlamentit.
Por janë propozuar paga prej 2500 frangash në muaj për të rriturit dhe 625 franga në muaj për fëmijët. Kjo shumë sipas tyre do të ishte e mjaftueshme për një jetë me dinjitet dhe pjesëmarrje të qytetarëve në jetën sociale.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit