Lajme
Shpërndahen 14 mijë libra për fëmijët në diasporë

Rreth 14 mijë libra shkollorë u janë shpërndarë nxënësve në diasporën shqiptare, ku numërohen rreth 20 mijë nxënës që frekuentojnë kurset e gjuhës shqipe në gjithë botën, e të cilët mund të zgjedhin të përdorin edhe tekstin digjital krahas atij fizik.
Lajmi u bë i ditur nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili shprehu mirënjohje dhe falënderim për 719 mësuesit që japin mësim në këto kurse.
Në maj të këtij viti, me kujdesin e veçantë të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u hap programi “Mësues për Greqinë”, me synimin për t’u shtrirë edhe në vende të tjera, ku jeton diaspora, transmeton albinfo.ch.
“Me propozimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po ndiqen hapat ligjorë për rregullimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në diasporë, në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare dhe në përputhje me legjislacionin e vendit pritës të diasporës shqiptare”, shkruan Hasani.
E-Diaspora
-
Vjenë: Më 26 prill mbahet panairi i bizneseve shqiptare në Austri Në panairin “Vjena 2025” do të prezantohen një numër i madh firmash nga të gjitha fushat,...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
Jeta në Zvicër
-
Rënie e mprehtë e turistëve zviceranë në SHBA Bie numri i turistëve zviceranë në SHBA...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara