Lajme

Shpërblehen me mirënjohje ata qe e promovojnë “Made in Kosova”

Kompanitë që kanë marrë mirënjohje janë “Abi-Elif”, “Ujërat e Drinit”, “Gllareva”, “Reneual Tahiri”, “Osa Termosistem”, “Radoniqi”, “Frutex” dhe “Tafa 3Ha”

Bizneset që e promovojnë brendin “Made in Kosova” janë shpërblyer nga Oda Ekonomike e Kosovës. Drejtuesit e OEK-ut kanë ndarë mirënjohje të veçanta për disa kompani vendore për kontributin e tyre.

Kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se në qoftë se një kompani punëson rreth 1 mijë persona  dhe kontribuon për vendin, këtyre bizneseve duhet tu jepet epiteti i heroit të pasluftës.

“E bërëanjë analizë të të punësuarave në kompanitë e juaja dhe e bëra një analizë të kontributit tuaj në buxhetin e Kosovës dhe definitivisht jeni ata që e meritoni epitetin e të qenurit heronj të pasluftës”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri pohoi se  këto kompani janë kategoria e tatimpaguesve që kontribuon më së shumti në buxhetin e shtetit. Por ai ka kërkuar që bizneset të regjistrua në Kosovë të pajisen me arka fiskale dhe ti deklarojnë të hyrat e tyre e të paguajnë tatimin ndaj shtetit.

Kompanitë që kanë marrë mirënjohje janë “Abi-Elif”, “Ujërat e Drinit”, “Gllareva”, “Reneual Tahiri”, “Osa Termosistem”, “Radoniqi”, “Frutex” dhe “Tafa 3Ha”.