Zhvillim
Shpërblehen ata që investuan me paratë e diasporës
Tetë biznese të reja që janë themeluara me paratë e mërgimtarëve, janë shpërblyer për biznes-planet e tyre me nga 3 mijë euro
Në kuadër të projektit “Përfshija e Diasporës në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës”, të enjten në Gjilan është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e granteve nga ky projekt. Tetë biznese të reja që janë themeluara me paratë e mërgimtarëve, janë shpërblyer për biznes-planet e tyre me nga 3 mijë euro.
Projekti “Përfshija e Diasporës në Zhvillimin…”, është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës e përkrahur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe implementuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Lindje.
Sipas Drejtorit Ekzekutiv të AZHR Lindje, Almir Hyseni, ky projekt ka për qëllim që të inkurajojë dhe të ndihmojë familjet që pranojnë remitenca me qëllim të themelimit të bizneseve apo zgjerimit të bizneseve të tyre ekzistuese.
Vlera totale e granteve të dhëna nga projekti “Përfshija e Diasporës në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës” është 16 mijë euro, ndërkohë që edhe 16 mijë euro të tjera janë siguruar nga kontributet e familjarëve që jetojnë në diasporë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se komuna që ai tani drejton do të vazhdojë të ndërtojë ambient të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik lokal dhe të krijojë lehtësi edhe më të mëdha në mënyrë që ky ambient të shfrytëzohet nga të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë apo bashkë-investojnë në komunën e Gjilanit.
Ndërkohë, Përfaqësuesja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Valbona Bogujevci, tha se UNDP ka një traditë 15 vjeçare në mbështetje të institucioneve të Kosovës në shumë fusha përfshirë këtu edhe përmirësimin e mirëqenies socio-ekonomike të vendit.
Sipas saj, kjo ka qenë shtytja kryesore pse UNDP ka përkrahur projektin në mënyrë që edhe diaspora dhe mërgata kosovare të përfshihet drejtpërdrejtë në zhvillimit ekonomik dhe në zbutjen e varfërisë në Kosovë.
Për projektet e tyre janë shpërblyer: Albina Arifi Rexhepi-Gjilan; Feime Rexhepaj – Kamenicë; Ismete Zymberi – Gjilan; Nagovan Jovanovic – Partesh; Qëndrim Lubishtani – Viti; Radomir dhe Jasmina Zhivkovic – Partesh; Sami Syla – Gjilan dhe Zvonimir Vasic – Partesh.
Tetë përfituesit e granteve ndërkohë janë ndarë mjaftë të kënaqur me përzgjedhjen e tyre.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











