Lajme

Shpenzon gjithë pasurinë për të marrë paratë e lotarisë së “fituar”

Personi në fjalë, në kundërshtim me të gjitha paralajmërimet e bëra nga policia, ka transferuar para në Kosovë me shpresën e një fitimi të madh

Një “fitues” i llotarisë nga Lüdenscheid-i (Gjermani), pensionist, ka humbur të gjitha paratë që ka pasur. Por ai ende beson në fatin e tij “të madh”. “Një histori tragjike”, komenton një zëdhënës i policisë, shkruan come-on.de.

Që kur ka marrë lajmin për “fitimin” e supozuar në lotari, disa javë më parë, asgjë nuk ka mundur ta bindë atë se fjala është për një mashtrim, transmeton albinfo.ch. Ai dëshiron me çdo kusht të marrë fitimin nga lotaria që i është premtuar në telefon. Bëhet fjalë për 80.000 euro!

Siç njoftohet nga policia nga Märkischer Kreis, personi në fjalë, në kundërshtim me të gjitha paralajmërimet e bëra nga policia, ka transferuar para në Kosovë me shpresën e një fitimi të madh.

Kështu i ishte urdhëruar nga telefonuesi, si kusht që ai të marrë përfundimisht çmimin  e “fituar” të lotarisë.

“Është” një histori tragjike, ka komentuar një zëdhënës i policisë, përcjell albinfo.ch. Kjo për faktin se i përmenduri ka një pension të vogël ndërsa tani ka mbetur pa asnjë qindarkë, pasi që të gjitha i ka paguar për të marrë çmimin e premtuar të llotarisë. Për çmimin e lotos ai ka dhënë “edhe këmishën e fundit”, në kuptimin pothuaj tekstual të kësaj fjale, thotë zëdhënësi.