Lajme
Shpenzimet e kujdesit shëndetësor në Zvicër u rriten me 2.4% në vitin 2023
Shpenzimet për kujdesin shëndetësor në Zvicër vazhdojnë të rriten, duke arritur rreth 94 miliardë franga në vitin 2023, një rritje prej 2,4% krahasuar me vitin e kaluar sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO). Për vitin 2024, FSO parashikon një rritje të mëtejshme prej 3%, duke e çuar vlerën totale të shpenzimeve shëndetësore në rreth 97 miliardë franga, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Mbi 60% e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor janë financuar nga familjet zvicerane. Gjatë vitit 2023, familjet private kontribuan rreth 22% të kostove nga xhepat e tyre, ndërsa 40% e kostove u mbuluan përmes primeve të sigurimit shëndetësor. Kostot e mbetura u përballuan nga kantonet.
Një rritje e ndjeshme u shënua në vitin 2023 në kostot e shërbimeve të ofruara nga spitalet dhe zyra mjekësore, të cilat u rritën me 6% krahasuar me vitin 2022. Ndërkohë, shpenzimet për ilaçet dhe pajisjet terapeutike u rritën më ngadalë, me një rritje prej 3,4%, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











