Lajme
Shpendi, qeverisje ndryshe në Prishtinë
Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, thotë se për 9 muajt e qeverisjes së tij, i ka përmbushur shumicën e premtimeve. Opozita dhe shoqëria civile kanë ankesa
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti shpreson se i ka realizuar shumicën e synimeve të tij që i kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore, një vit më parë. Ai thotë se për 9 muajt e qeverisjes së tij, ka siguruar shujta falas nëpër shkolla, ka krijuar dollapët për nxënës, ka krijuar transparenca në arsim si dhe ka ndërprerë ndërtimin e egër.
Mirëpo përfaqësuesit e shoqërisë civile ia kanë përmendur disa nga premtimet bazë, që ai nuk i ka bërë asnjëherë. Trafiku në Prishtinë është kaos i vërtet, ngrohja e qytetet as që ka filluar edhe pse temperatura natën po shkojnë në zero, furnizimi me ujë nuk është i kënaqshëm, ndërsa edhe shumë investime kapitale kanë mbetur aty ku e ka lënë qeverisja e kaluar.
Sipas tyre, Shpendi nuk ka arritur ta shesë as veturën “Audi Q7” për të cilën ishte bërë zhurmë e madhe. Vetura i përkiste ish kryetarit të kaluar, liderit të LDK-së, Isa Mustafa. Ahmeti tha se nuk do të vozitet me të dhe kishte premtuar se do ta shet në një ankand publik.
Megjithatë nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se në fushatën e vitit 2013 i ka bërë 13 zotime, ndërsa janë një varg arritjesh gjatë qeverisjes së tij 9-mujore. “E dimë që mandati i ka 4 vite, por në kemi vendosur që çdo 3 muaj të raportojmë mbi ato premtime”, tha ai.
Në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013, ne kemi bërë 12 zotime. Gjatë gjithë fushatës kemi shpërndarë fletushka me këto 12 zotime, e në tubimin përfundimtar në sallën 1 tetori, kemi kërkuar nga ju që të mbani atë fletushkë në kuletat e juaja e që në fund të mandatit do të na vlerësoni se a i kemi arrit ato premtime.
“Ne jemi të lumtur që komuna e Prishtinës po mbikëqyret tepër më shumë se të gjitha institucionet e tjera. Kjo është vetëm një shenjë që kjo qeverisje është ndryshe. Besojmë se në një të ardhme të afërt llogaridhënia do të jetë standard në të gjitha institucionet qeveritare dhe se kjo qeverisje dhe kjo llogaridhënie si në Prishtinë të bëhet standard i raportimit”, ka thënë ai.
Ahmeti në facebook i shkruan arritjet e komunës së tij për nëntë muaj:
“Shujtat falas në shkolla, klas I – V; Dollapët në shkolla, në instalim e sipër, përfundon në vitin 2014; Kandidatët për drejtorë intervistohen nga komuniteti;Transparenca në arsim, punësimi; Biletat falas për pensionistë në linjat 3 dhe 4, nga nëntoril; Ndalja e ndërtimeve pa leje; Përfundimi i procesit të legalizimit – tre vite sipas ligjit; Ndërmarrja Publike Komunale Prishtina Parking”; tha ai,
Po ashtu Ahmeti përmendi mbjelljen e drunjve në qytet (afër 500 drunj në vitin 2014) duke i përmendur edhe disa të tjera.
“Raporti i vizitave sistematike shëndetësore në shkollat e Prishtinës; Vulat në çdo bashkësi lokale, që mos të ketë nevojë qytetarët të vijnë për një vule në komunë; Regjistrimi në shkolla vetëm me kritere, 35 nxënës në klasët e viteve të para të shkollave të mesme:…”, citoi ai.
Po ashtu Ahmeti përmend edhe një var arritjesh në fushat e administratës, komunikacionit, shërbimeve civile, efikasitetit në komunës, respektimin e orarit të punës për zyrtarët komunalë, luftimi i korrupsionit për të cilat thotë se mbi 70 lëndë i ka dërguar në prokurori.
Mirëpo, për qeverisjen e Ahmetit ka reaguar Flamur Shala, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka numrin më të madh të këshilltarëve në Asamblenë Lokale të Prishtinës. Sipas Shalës, dështimet e Ahmetit pasqyrohen në buxhetin e kësaj Komune, qoftë në aspektin e të hyrave, ashtu edhe në shpenzime.
Sipas tij, investimet kapitale në periudhën nëntëmujore janë realizuar në masë prej 22 për qind, raporton “Zëri”.
“Kjo po ndodh si rezultat i një qeverisje jostabile dhe jodemokratike në Prishtinë”, shprehet Shala, sipas të cilit, me këtë trend të shpenzimeve nga granti i përgjithshëm, në fund të vitit rrezikojnë të mbesin 6 milionë euro suficit. Ai tha se Ahmeti nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna ndaj qytetarëve për investime në infrastrukturë, furnizim me ngrohje, furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, etj.
Ndërsa Fidan Kalaja, nga Lëvizja “Fol”, thotë se dështimet e kryetarit të komunës së Prishtinës dhe qeverisjes komunale, në përgjithësi, është mungesa e një plani alternativë në fillim të qeverisjes, i cili plan do të evitonte shumë vonesa e probleme, me të cilat aktualisht Komuna është duke u përballur në fushën e shpenzimit të parasë publike.
”Ky plan do të ishte i domosdoshëm, sepse kryetari aktual e ka pasur të qartë se si mund ta gjejë Komunën kur e ka marrë pushtetin. Pra, kryetari Ahmeti si çdo qytetar i Prishtinës pothuajse e ka pasur të qartë parregullsinë e ndërtimeve në Prishtinë, e ka pasur të qartë mungesën e planifikimit të projekteve kapitale dhe mu për këtë do të duhej që në momentin, që është konfirmuar fitorja e tij në zgjedhje, të ketë një plan
të qartë se ku mund të ndërtohet në Prishtinë e ku jo, sepse bllokada totale, përpos aspekteve pozitive që bart në vete, ajo bart edhe disa aspekte negative gjithashtu”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch