Lajme

Shpend Ahmeti, në mesin e 28 personaliteteve që po i japin formë Evropës

Portali “Politico” e quan Ahmetin si “krijuesin e shtetit”, ndërsa tregon se ish i diplomuari në Harvard ka bërë përpjekje të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës

Në mesin e 28 personave që po i japin formë Evropës, që ka publikuar portalit informativ të Bashkimit Evropian “Politico”, është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. “Politico” është gazetë e politikës, e cila viteve të kaluara ka formuluar në fundvit listën e 28 personazheve të cilat po i japin formë Evropës.

Në mesin e këtyre 28 personazheve nga kontinenti i vjetër, gjendet edhe Kryetari i Prishtinës – Shpend Ahmeti.

“Politico” e quan Ahmetin si “krijuesin e shtetit”, ndërsa tregon se ish i diplomuari në Harvard që nga ardhja e tij në këtë pozitë ka bërë përpjekje të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve, e ku përmendet transporti publik, uji i pijshëm, nafta, spitalet dhe mbeturinat, citon Insajderi.

Në listën e Politico.eu  janë 17 meshkujt dhe 11 femrat nga 28 vende të ndryshme, të cilët kanë marrë vëmendjen e këtij mediumi, ndërsa artikulli është sponsorizuar nga mediumi i famshëm “Sky”.

Kjo 28-she, që quhet edhe Klasa e vitit 2017, ka emra edhe si Erdogani, Isabel Dos Santos e Jellena Milic, kjo e fundit një aktiviste serbe që drejton Qendrën për Studime Euro Atlantike.

Kosova për herë të parë u bë pjesë e këtij publikimi me të parin e Prishtinës pasi që në të përfshihen vetëm politikanë që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian.