Lajme
Shpella “Gryka e Madhe” e Rugovës, hapet për vizitorë
Kjo vizitë mund të bëhet me 14 qershor, ndërsa mysafirët do të udhëhiqen nga speleologët e Balkan Natural Adventure. Deri te kjo shpellë shkohet vetëm me përgatitje
Për herë të parë për turistë të interesuar, kompania Balkan Natural Adventure, ka hapur mundësinë që të vizitohet shpella “Gryka e Madhe” që është një nga mrekullitë e Bjeshkëve të Rugovës. Kjo vizitë mund të bëhet me 14 qershor, ndërsa mysafirët do të udhëhiqen nga speleologët e kësaj kompanie.
“Ky organizim do u ofroj më shumë njerëzve mundësinë që të përjetojnë një udhëtim të pazakontë dhe gjithsesi mbresëlënës që vlen të kujtohet tërë jetën”, thuhet në njoftim të Balkan Natural Adventure.
Udhëheqës i kësaj ekspedite do të jetë Mentor Bojku, një bjeshkatarë dhe speleolog me përvojë, që është edhe pjestar i ekipit kërkim-shpëtim të trajnuar rishtasi në Pejë. Gjithashtu Bokju ka një përvojë të madhe të speleologjiosë dhe bjeshkatarisë, duke përfshi edhe ngjiitjen e Mount Blanch, maja më e lartë në Evropë.
Shpella “Gryka e Madhe” është shpella më e thellë e gjetur deri tani në Kosovë. Ajo është paraqitur në revistën evropiane të speologjisë dhe përbënë një mrekulli natyrore të Kosovës. Shpella është hulumtuar nga speleolgët kosovarë së bashku me ata sllovak, çek dhe polak, ndërsa në të ka disa liqene nëntokësore.
Sipas kompanisë, ky udhëtim do të përfshijë vetëm një pjesë të shpellës, atë që tashme njihet si pëllëmba e dorës nga guidat dhe nuk paraqet kurrfarë rreziku për vizitorët, mirëpo është një aventurë interesante.
“Të interesuarit duhet të dinë se vizita në këtë shpellë do të përfshijë pak kacavarje, futje nëpër tunele të ngushta dhe lëshim me litar. Kjo nuk është Shpella e Gadimës ku mund të shkohet me take. Kjo shpellë është në formën siç është krijuar nga natyra dhe pa infrastrukturë. Me shumë mund të shihni në faqen tonë www.bnadventure.com”, thuhet në njoftimin e Balkan Natural Adventure.
Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Pejë, Artan Gashi ka përshëndetur bashkëpunimin në mes të bizneseve të Pejës dhe organizatave jo qeveritare në ofrimin e produkteve turistike. “Ne kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë të përkrahim inisiativat si kjo”, ka thënë Gashi, sipas të cilit, vizitorëve e interesuar mund të lajmërohen në këtë kompani.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra