Bota

Shpejtësi marramendëse prej 338 km/h në autostradën austriake

Një vozitës i krisur nga St Pölteni i Austrisë (sipas policisë austriake vozitës i një veture Porsche) është tërhequr nga komunikacioni natën e së mërkurës në pjesën perëndimore të autostradës (A1) në afërsi të Oed (rrethina Amstetten).

Për të ndaluar 34-vjeçarin, policia e autostradës ngadalësoi trafikun para tij. Shoferi i veturave sportive ka thënë se kishte udhëtuar pjesërisht me 338 km/h, njoftoi të martën policia austriake, përcjell Albinfo.ch.

Gjatë rrugës nga Melk për në Amstetten, vozitësi dyshohet se ka vozitur mesatarisht 280 km/h. Në këtë pjesë të autostradës janë të lejuara 140 km/h që nga 1 gushti i këtij viti. 34-vjeçari, i cili nuk ka poseduar patentë shoferi të vlefshëm, do të denoncohet në organet përkatëse juridike të rrethit.