Shëndetësi

Shpallet gabimisht e vdekur foshnja e porsalindur

Doktorët në “Max Hospital” e kishin shpallur të vdekur foshnjën e lindur pak orë pasi vdiq vëllai i tij binjak

Një foshnje e porsalindur, e shpallur e vdekur nga një spital në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, u gjet se ishte e gjallë teksa po dërgohej në funeralin e tij.

Doktorët në “Max Hospital” e kishin shpallur të vdekur foshnjën e lindur pak orë pasi vdiq vëllai i tij binjak.

Prindërit e kishin vërejtur se fëmija kishte lëvizur në hapësirën ku vendoseshin foshnjat e vdekura, shkruan BBC.

Incidenti ka nxitur debat të ashpër në Indi sa i përket qendrave mjekësore, transmeton Albinfo.ch.

Kryeministri i Delhit, Arvind Kejriwal, ka shkruar se e konsideron këtë ngjarje si neglizhencë kriminale shokuese.

Edhe spitali ka reaguar për këtë rast duke përjashtuar doktorin, teksa familja ka thënë se ishte shokuar pasi kishte marrë vesh përfundimisht se fëmija i tyre ishte shëndoshë e mirë.