Lajme

Shpallen rezultatet, PDK pëson një ulje të vogël të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare në nivel qendror, pas rivotimeve që u mbajtën të dielën në pesë komuna. Përqindjet për secilën parti në nivel vendi (pa llogaritur Mitrovicën) janë: PDK-32.0 %, LDK-24.7 %, VV – 12.6 %, AAK-11.2 %, AKR-7.3 %, LDD-2.2 % dhe FER-2.2 %.

Në këto përqindje janë futur edhe të dhënat nga votat e rinumëruara. Rezultatet e rivotimit në Skenderaj dhe Drenas pritet t’ia zbresin përqindjen PDK-së në nivel nacional. Sipas Demokracisë në Veprim, në Deçan AAK fitoi 58.63 % ndërsa LDK 22.03 %. Në Skenderaj, PDK mori 96.14 %, LDK 0.98 %, etj. Ndërsa, në Drenas PDK mori 92.08 %, LDK 2.46 %.

Në Malishevë, PDK mori 81.24 %, LDK 9.62 %. Në Lipjan Partia Demokratike e Kosovës mori 89.34 %, Lidhja Demokratike e Kosovës 4.25 %.