Shqipëria
“Shota”, vetura e parë ushtarake e blinduar “Made in Albania”
Së fundmi, kompania “Timak” ka prezantuar prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, të prodhuar në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Vlen te theksohet se vetura ishte paralajmëruar para tre javësh nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi. Ai pati treguar se ekipi i “Timakut” përbëhet nga një ekip që ka 75 për qind vajza të reja. Sipas njoftimit të tij, kjo kompani eksporton makina në 20 shtete të botës.
E në prezantimin e prototipit në një video në rrjete sociale tregohet se emri i veturës së parë të tillë është “Shota”.
“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare – SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”, thuhet në përshkrim të videos.
Nuk dihen detajet e veturës e as disponueshmëria për përdorimin e tij.
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme