Futboll

Shorti i Europa-League: Shqiptarët e Londrës fluturojnë drejt Moskës

Shorti i çerekfinaleve të Europa-League është hedhur sot dhe ndeshjet do jenë si vijon: Arsenal - CSKA Moska; Atletico Madrid - Sporting; Lajpcig - Marsej dhe Lacio - Salcburg, shkruan albinfo.ch.

Dy lojtarët shqiptarë Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do fluturojnë me Arsenalin drejt Rusisë. Favoriti kryesor, Atletico Madrid, duhet të përballet me portugezët e Sportingut. Leipzig-u kundër Marseijit, ndërsa asët austriakë të Salcburgut duhet të luajnë kundër Lacios.