Shqipëria
Shoqëria civile proteston në Tiranë
Në mënyrë simbolike për të kundërshtuar tarifën në Rrugën e Kombit, protestuesit vendosën një laurë (tra) tek hyrja e Kryeministrisë, ku shkruhej ‘dalja falas’
Sot në Tiranë Shoqëria Civile ka mbajtur një marsh protestë kundër siç u tha arrogancës së qeverisë Rama. “Boll me arrogancë, dhunë dhe koncesione”, “Më arrestoni edhe mua”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar protestuesit.
Marshimi nisi nga parku “Rinia” drejt kryeministrisë, ku shoqëria civile i bën thirrje kreut të qeverisë Edi Rama një mesazh: “se nuk jemi numër, se Shqipëria nuk i përket një grushti të pangopurish por të gjithë qytetarëve shqiptarë, se zgjidhja nuk është dhuna, arrestimet dhe arroganca por dialogu”.
Në mënyrë simbolike për të kundërshtuar tarifën në Rrugën e Kombit, protestuesit vendosën një laurë (tra) tek hyrja e Kryeministrisë, ku shkruhej ‘dalja falas’.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik