Kosova
Shoqëria civile në Kosovë, kundër termocentralit “Kosova e Re”
Shoqëria civile në Kosovë po kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të ndalojë çfarëdo procedure prokurimi dhe aktiviteti që shton kosto të projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, deri në miratimin e garancisë në Kuvendin e Kosovës.
Balkan Green Foundation, Instituti për Politika Zhvillimore, Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike thonë se këto shpenzime të ngutshme në një kohë kur i gjithë projekti kontravers është në udhëkryq, janë të panevojshme, të dëmshme, transmeton albinfo.ch.
“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet menjëherë nga kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” dhe të mos shtojë barrën financiare të saj.
I bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që duke shfrytëzuar mekanizmat e mbikëqyrjes parlamentare, të ndërmarrë masa për të ndaluar rritjen e kostove të implementimit të kontratës deri sa e njëjta të votohet në seancë plenare”, thuhet në reagimin e shoqërisë civile.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













