Lajme
Shoqata ‘Smira” mbledh bashkatdhetarët në Gjenevë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/04/screenshot_20240421_153255_facebook-587x328.jpg)
Në një manifestim të cilësuar si ngjarje e dashurisë dhe respektit midis smirasëve, shoqata ‘Smira’ në Gjenevë ka mbajtur një takim me bashkatdhetarë.
Me moton “Bashkimi i vlerave smirase”, ata manifestuan gjithë dashurinë dhe respektin që kanë për njëri-tjetrin dhe për vendlindjen e tyre.
“Entuziazmi, empatia dhe përkushtimi për t’u bërë bashkë vërehej që nga fillimi kur njerëzit filluan të mblidheshin, e deri në fund kur përshëndeteshin me dëshirën për t’u takuar sërish”, njofton shoqata.
Në këtë manifestim të pranishëm ishin edhe udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, kryetari i Komunës Vernier, Matias Buschbeck, e personalitete të tjera.
Folësit shprehën respektin për mënyrën e organizimit dhe të aktivizmit qytetar që ka Smira.
Kryetari i Shoqatës “Smira”, në Gjenevë, Ramadan Rrahmani, prezantoi aktivitetet e shoqatës përgjatë viteve, kurse gazetari Tefik Salihu shpalosi aktivitetet dhe ngjarjet që kanë ndodhur nga janari i këtij viti e deri më tash, në Smirë. Ameli Rrahmani, bashkë me Liam dhe Kilian Aliu, patën një pjesë të shkurtë teatrale, përgatitur nga Ramadan Rrahmani.
Më pas u shtrua Darka Smirase me gatimet tradicionale që pjesëmarrësit kishin sjellë nga shtëpitë e tyre. Pati edhe lojë shpërblyese të sponsorizuar nga bizneset e smirakve në Gjenevë dhe nga individë si kurse Ahim Agushi bëri një shfaqje, duke zhongluar me top në kokë para të pranishmëve. Ai, gjatë ditës e vendosi një rekord të cilin ia dedikoi diasporës smirase.
Anëtarët e kryesisë, aktivistët dhe vullnetarët bënë punë të madhe, në mënyrë që manifestimi të shkojë si duhet.
E-Diaspora
-
529 zarfe me fletëvotime nga diaspora janë anuluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora, për shkak siç...
-
Gazeta zvicerane: Ja si ka votuar diaspora e Kosovës në Aargau
-
“Mos t’i harrojmë arbëreshët” – Historia e një misioni dashurie për atdheun
-
TECH FORUM 2025: Forumi i parë shqiptaro-zviceran në Cyrih
-
Mirela Kuka, profesoreshë e Patologjisë në Universitetin Vita-Salute San Raffaele
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të “shtrëngojë” gjobat e parkimit të papaguara të vizitorëve të huaj Qeveria zvicerane ka rënë dakord të shqyrtojë problemin e gjobave të parkimit dhe gjobave të tjera...
-
Çfarë ndryshimesh mund të prisni në Cyrih këtë vit?
-
Buxheti i Zvicrës është më i balancuar nga sa mendohej fillimisht
-
Gazeta zvicerane: Ja si ka votuar diaspora e Kosovës në Aargau
-
Gjeneva merr masa urgjente për të shpëtuar sektorin e saj ndërkombëtar