Integrimi
Shoqata “Nënë Tereza” mbajti kuvendin vjetor
Në praninë e anëtarëve, simpatizantëve dhe mysafirëve te shumtë, Shoqata Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” me seli në Lucern të Zvicrës mbajti Kuvendin e rregullt vjetor
Me këtë rast, Daniel Rosaj, kryetar paraqiti të arriturat një vjeçare dhe objektivat për të ardhmen. Njëherësh falënderoi donatorët e shumtë, kryesisht zviceranë. Kontribut te veçantë kanë dhënë anëtarët dhe veçmas kryesia e kësaj shoqate të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre humanitar, kanë bërë që qindra familje të sigurojnë kulm mbi kokë.
Që nga themelimi SHHB “Nënë Tereza” ka pasur bashkëpunim të mire me shoqatën simotër në Prishtinë përmes së cilës ka realizuar qindra projekte në ndërtimin e shtëpive, shpërndarjen e gjërave ushqimore, veshmbathjes, dhe sidomos shpërndarjen e barnave mjekësore dhe shërimin e të sëmurëve jashtë vendit.
Të pranishëm në punimet e kuvendit ishin edhe ministër këshilltar në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, Mustafë Xhemajli, drejtuesi i Misionit Katolik Shqiptar ne Luzern, Don Agim Qerkini, drejtori ekzekutiv i shoqatës “Nënë Tereza” me seli ne Prishtinë, Zef Shala të cilët vlerësuan lart punën e madhe dhe përkushtimin e anëtarëve të kësaj shoqate për të ndihmuar njerëzit me nevojë.
Temë qendrore që zuri vend në kuvend, ishte projekt-buxheti për vitin 2014, i cili falë analizave të mira dhe gjithëpërfshirëse, u miratua unanimisht nga pjesëmarrësit. Sipas statutit dhe rregullores së punës,, anëtarët e kryesisë, Xhafer Zeqiri, njëherësh sekretar i shoqatës dhe Vilson Spaqit, arkëtar, paraqitën raportin financiar, i cili po ashtu u miratua pa ndonjë ndryshim esencial.
Në fund kryetari i SHHB “ Nënë Terezes”, Daniel Rosaj, ndau mirënjohje për z. Kristë Tushaj, Vlora Mulajn dhe LLesh Duhanaj, te cilët vitin e kaluar kishin mbaruar shërbimin e tyre pran kësaj shoqate.
Kuvendi i punës së Shoqatës mbahet për çdo vit me qëllim të paraqitjes së sukseseve dhe aprovimin e projekteve të reja të cilat sipas raporteve të paraqitura kapin shumën e qindra mijëra frangave zvicerane me të cilat ndihmohen të varfëritë ndër më të varfër ne Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe shumë vende të botës deri në Palestinë dhe Indinë e largët.
Puna vetëmohuese e aktivistëve të “Nëne Terezë” të Zvicrës dhe shpirti i tyre human e bamirës kanë bërë që qindra familjeve dhe mijëra personave të ju rikthehet shpresa për një jetë më të mire. Me të drejtë kjo shoqatë quhet shoqata e shpresës dhe dashurinë për njeriun në nevojë, e cila vepron sipas parimeve të njohura të humanistes me fame botërore, “Nënë Tereza”.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim