Kosova

Shoqata kulturore shqiptare “Bashkimi” në Bernë festoi 15-vjetorin e themelimit

Shoqata kulturore shqiptare “Bashkimi” në Bernë feston 15-vjetorin e themelimit të saj, duke qenë një organizatë e pavarur që bashkon qytetar shqiptar dhe të tjerë në Zvicër e më gjerë, përcjell albinfo.ch.

E krijuar me synimin për të promovuar kulturën shqiptare dhe për të kontribuar në integrimin e saj në shoqërinë zvicerane, shoqata zhvillon aktivitete të ndryshme kulturore, arsimore, artistike dhe sportive.

Në këto 15 vjet, ajo ka bashkëpunuar me organizata të tjera shqiptare dhe zvicerane, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kombëtare dhe integrimin e suksesshëm në Zvicër.

Mund të jetë një imazh i 1 person