Integrimi

Shoqata gjermane “Kinderaugen” ndihmon fëmijët në Kosovë

Topa të gjimnastikës, dyshekë sportivë, dhe vegla të tjera sportive janë grumbulluar nga shoqata për t` i dërguar në një fshat në Podujevë.
Shkolla punon në tri ndërrime, sepse nuk ka kapacitet për më shumë se 800 nxënës.  Ajo është gjithashtu e vetmja shkollë në rajon e cila mëson fëmijët me aftësi të kufizuara,  shkruan nwzonline.de, përcjell “albinfo.ch”.

Pajisjet janë të përdorura thotë Afrim Zugolli i cili jeton në Hude të Gjermanisë i cili është pjesë e këtij aksioni. Ai jeton prej 20 vitesh në Gjermani dhe si fëmijë ka qenë nxënës i kësaj shkolle.  Kështu ai ka vënë kontakte edhe me shoqatën “Kinderaugen” më të cilën prej vitesh angazhohet me projekte humanitare. Afrimi është i njohur edhe për angazhimin e tij për bashkëjetesë në mes të dy kulturave.

“Është e rëndësishme se çfarë është bërë atje nga drejtoria e shkollës”, thotë Zugoli i cili në Gjermani kishte ardhur si refugjat, ndërsa prejse situata politike në Kosovë ka ndryshuar, ai viziton rregullisht vendlindjen e tij.

Para dy viteve Afrim Zugoli së bashku me shoqatën kishte organizuar edhe një aksion tjetër. Kësaj herë së bashku me Afrimin dhe djalin e tij, 11 vjeçarin Rifat Zugolin, për në Kosovë janë nisur edhe kryetari i shoqatës Franz-Herbert Bunjor si dhe disa anëtarë të tjerë të shoqatës.