Uncategorized

Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Lozanës, videokonferencë

Është bërë e ditur se Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Lozanës (AEAUL) do të zhvillojë më 11 nëntor 2020 një videokonferencë mbi temën e stresit emocional dhe shëndetit mendor mes emigrantëve shqiptarë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Duhet theksuar se ligjërues në këtë konferencë do të jenë, Dr. fil. Mirëlinda Shala dhe M. Sc. Imer Pnishi, ekspert në fushën e psikologjisë.

Shoqata AEAUL ju fton në videokonferencën e saj që do të mbahet mbi temën e stresit emocional dhe shëndetit mendor mes emigrantëve shqiptarë në Zvicër, të mërkurën, më 11 nëntor 2020, në orën 18 30 në Zoom.

Konferenca do të mbahet në anglisht (gojarisht), por me material prezantues në gjuhën shqipe*.

Për të marrë pjesë në këtë web-konferencë, ju duhet të regjistroheni në mesazh privat në Instagram, ose me email në [email protected].

*Ekipi i AEAUL-it, në rast të pyetjeve në frëngjisht ose shqip, do të jetë në dispozicionin tuaj për të përkthyer sa më mirë. /Albinfo.ch