Lajme
Shoqata “Dardania” në Knittelfeld: Viti i ri, me projekte të reja
Shoqata “Dardania” do ta fillojë Vitin e Ri me energji të re për të vazhduar traditën e aktiviteteve në komunitetin shqiptar. Kryesia e saj premton se viti 2023 do të jetë vit i sukseseve të projekteve të shumta
Shoqata shqiptare nga Knittelfeld-i (Landi Steiermark) po përmbyll një vit të këndelljes pas pandemisë me disa aktivitete kulturore, por me plane ambicioze dhe mirë të planifikuara për vitin e ardhshëm.
Tani pas zgjedhjeve të reja, në kuadër të shoqatës, ka filluar edhe intensifikimi i aktiviteteve të ndryshme për vitin e ardhshëm. Në këtë vazhdë ka filluar edhe një aspekt tepër i rëndësishëm për një shoqatë, fjala është për ndihmesën materiale që ajo do të ketë për aktivitetet e saj. Siç u informuam nga kryesia e shoqatës, shihen lëvizje pozitive në këtë drejtim, me gatishmërinë e bizneseve të ndryshme në rrethinën e Knittelfeld-it dhe Murtal-it për të mbështetur punën e shoqatës “Dardania”.
Hapi i parë tashmë ka filluar me dhurimin e veshjeve sportive për ekipin e futbollit, të cilët me veshje të reja u paraqitën edhe në turnirin e organizuar në Weiz muajin e kaluar.
Edhe për vitin e ardhshëm parashihen aktivitete të dendura kulturore-sportive, duke ruajtur vazhdimësinë e aktiviteteve si në sport, ashtu edhe në kulturë.
“Është një gatishmëri e madhe e anëtarëve të shoqatës por edhe e dashamirëve të tjerë që projektet e shoqatës sonë t’i realizojmë me sukses. Ne u premtojmë bashkatdhetarëve tanë, por edhe miqve austriakë se në vitin 2023 do të kemi projekte të shumta dhe interesante”, ka thënë për Albinfo.at Enver Tershani, kryetar i shoqatës “Dardania” në Knittelfeld.
Shoqata „Dardania” falënderon të gjithë mbështetësit e saj dhe u uron festat e fund vitit të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Shoqata “Dardania” në Knittelfeld të Steiermarkut, në Austri, që prej tri dekadash njihet për organizimin e aktiviteteve të llojllojshme kulturore e sportive shqiptare.
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane