Integrimi
Shoqata “Atdheu” në Thun kremtoi ditën e pavarësisë së Kosovës
Kulturore Shqiptare “Atdheu“ me seli në Thun të Zvicrës, të shtunën në mbrëmje organizoi festë të madhe me rastin e 7-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Salla tashmë e njohur për të gjithë shqiptarët e Thunit „Moris “, kishte filluar të mbushej përplot bashkatdhetarë të moshave të ndryshme. Vinin aty të moshuar, gra e burra, të rinjë e të reja dhe fëmijë përplot gëzim, krenari e dashuri për Atdheun e tyre, Kosovën e dashur, e cila pas një shekulli luftëra, përpjekje e sakrifica të mëdha, arriti të bëhet shtet më vehte, i lirë dhe i pavarur.
Bashkatdhetarët tanë në Thun dhe rrethinë, tashmë janë bashkuar si një familje e madhe në Shoqatën Kulturore „Atdheu “, e cila është bërë një copë Kosovë pranë Alpeve të bukura zvicerane. E gjithë kjo falë punës së madhe të kryesisë, e cila përmes kësaj shoqate synim të vetëm ka ruajtjen e gjuhës së bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, pa harruar asnjëherë intergrimin në vendin ku jetojnë prej dekadash.
Si çdo herë më parë, edhe në kremtimin e 7-Vjeotorit të Pavarsisë , Kryesia e „Atdheut “ e udhëhequr nga veprimtari Xhemshir Zenuni, kryetar dhe anëtarët e kryesisë, Ramë Tetaj, Ismet Neziri, Milaim dhe Fatmire Dulla, Nuhi Noka, Abdullah Hetemi dhe Naser Maloku Fatmir Gjurevci kishin bërë të gjitha përgatitjet që kjo mbrëmje të jet sa më e mirë. Kontribut të veçantë në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e mbrëmjes festive dhanë poashtu Shemsedin Selimaj, Rajmond Gjoka, Ujkan Tolaj, Enver dhe Naim Hamza, Blerim Tetaj dhe Faruk Krasniqi. Me pjesëmarrjen e tyre, tubimit festiv i kontribuan edhe veprimtarë të dëshmuar të çështjes kombëtare si Shaban Qorraj, Sejdi Hoxha e shumë të tjerë që kishin ardhur të ndanin çaste gëzimi në këtë ditë të madhe.
Tubimi festiv filloi me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës. Në skenë fëmijët e talentuar të „Atdheut “, u paraqitën me vallen e njohur „Shota “, e cila u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.
Në fjalën e tij, kryetari i SHKSH „Atdheu “, Xhemshir Zenuni foli për rëndësinë e madhe të kësaj dite historike dhe kontributin e madh që kanë dhënë bashkatdhetarët tanë për këtë ditë të bekuar. Uroj që këto festa të na gjejnë edhe më të bashkuar në zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë karshi vendeve evropiane, tha mes tjerash në fjalën e tij të shkurtur, kryetari Xhemshir Zenuni.
Me këtë rast të pranishmit i përshëndeti edhe Fred Hodel, përgjegjës për integrim në qytetin e Thunit , i cili vlersoi lart kontributin e shqiptarëve dhe integrimin e tyre të mirë në shoqërinë zvicërane. Rol të veçantë në këtë mjedis -tha ai po luan edhe Shoqata Kulturore Shqiptare „Atdheu “.
Në skenë sërish me disa valle u paraqitën fëmijët dhe nxënësit shqiptarë të udhëhequr nga mësuesi dhe koreografi, Milaim Dulla dhe Blerta Neziri. Vallet e bukura dhe koloriti i veshjeve kombëtare shqiptare, bënë që fëmijët shqiptarë të shkëlqejnë para syve të qindra pjesmarrëve të cilët i shoqëruan me duartrokitje.
Pastaj programi vazhdoi deri në orët e vona përmes këngëve të Vëllezërve Mëziu. Në sallë vërtetë u krijua një atmosferë festive, ku të gjithë të pranishmit, pa dallim vallëzuan deri në orët e vona të natës.
Gjithsesi brenda kësaj feste ndihej dhe përjetohej rëndë eksodi i shqiptarëve nga Kosova, ndaj me teë drejtë shprehej optimizmi dhe dëshira e të gjithë atyre me të cilët biseduam që Kosova sa më parë të dalë nga gjendja e vështirë ekonomike dhe qytetarët t’i kthehen jetës normale në vendin e tyre të lirë e të pavarur !
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme