Fotolajmi
Shokohet bota nga fotoja e vogëlushit sirian
Fotoja e e Aylanit 3 vjeçar, i cili u gjet i vdekur në brigjet e Turqisë derisa bashkë më familje po tentonte të kalonte për në Evropë, ka tonditur botën. Imazhet e fëmijës së vogël nga Siria, të mbytur, ku shihet me një palë pantolla të shkurtër, dhe që u gjet nga një zyrtar turk, kanë pushtuar mediat botërore dhe rrjetet sociale. Botimi i kësaj fotografie nga “Daily Mail” ka bërë që të këtë edhe reagime në shoqëritë evropiane por edhe shtresat politike.
Dhimbje të thellë për fatin e sirianit të vogël, përmes rrjetit social “Facebook” ka shprehur edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti:
“Në qershor të këtij viti Simon Kneebone publikoi një karikaturë tepër domethënëse të cilën po e postoj sot këtu. Në pyetjen e policëve që presin refugjatët me tyta “nga jeni?” në anije i përgjigjen “nga Toka”.”, ka shkruar ai transmeton “albinfo”.
Ndërsa më tej, kryetari ka shtuar: “Nuk po e ripostoj foton e Aylanit 3 vjeçar në brigjet e Turqisë edhe pse mendoj se të gjithë duhet ta shohin. Me atë fotografi të qash është pak, të shkruash diçka në facebook si unë është turpshëm pak, të bisedosh me të tjerët është pak. Në fakt gjithçka është pak, sepse fati i tij të zhvesh nga çdo mburrje që ke me vetveten, shoqërinë e njerëzimin. Fati i tij po tregon pafuqinë tonë si shumicë e njerëzimit ti parandalojmë këto fate. Kjo pafuqi është e padurueshme, prandaj nuk mund ta shikojmë gjatë foton sepse na turpëron”, shkruan ai.
Mësohet se deri më tash paku 2.500 persona kanë vdekur duke tentuar për ta kaluar kufirin nga deti në mënyrë ilegale dhe ky është fëmija i 11-të që gjeti vdekjen pas fundosjes së anijes.
Fëmija Aylan Kurdi, vdiq së bashku më vëllain e tij Galipin, 5 vjeçar, nënën e tyre, Rihan dhe së paku më nëntë refugjatë të tjerë, kur varka u përmbys gjatë udhëtimit të dëshpëruar nga Turqia. Ndërkohë, babai i tyre Abudllah thuhet se ka shpëtuar.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj















