Integrimi
Shokët mbajnë zi për Taulantin e ri

Nëntëmbëdhjetëvjeçari i ri kosovar Taulant Q. ishte për pushime verore në Kosovë. Atje ai e drejtoi veturën e llojit „Mercedes“ deri në përfundimine gjithçkaje.
Një qytet i tërë është troditur, rreth 60 shokë mbajnë zi për shokun e tyre kosovar Taulant Q. (19), për t`i dhënë lamtumirën e fundit atij. Në sallën e qytetit në Dietikon, ata janë tubuar rreth një pllakati funeral, me foto dhe mesazhe personale të tij.
Kosovari i natyralizuar, asnjëherë më nuk u kthye në aeroportin e Cyrihut nga pushimet verore të cilat i kishte kaluar te të afërmit e tij në Pejë të Kosovës, pasi një aksident i tmerrshëm e rrëmbeu atë nga jeta. „Unë e pata vizituar Taulantin atje, por dhjetë ditë pas kësaj, ai vdes në këtë aksident.
Edhe më tej nuk mund të besoj se ka ndodhur një gjë e tillë. Dy ditë i kaluam së bashku dhe biseduam për gjithçka. Ai dukej shumë i lumtur gjatë këtyre ditëve, por sikur parandjente diçka“, rrëfen për „Blick“ shoku i tij Muhi M. (21). Pas pushimeve, Taulanti është dashur t`ia fillojë vitit të tretë shkollor: „Ai ishte aq krenar që mund të bënte këtë profesionalizim“, deklaron me lot në sy, e ëma Dime Q.
Ishte ditë e shtunë e 13 gushtit të këtij viti, rreth orës 18.00. Taulanti është ulur në veturën e llojit „Mercedes“ të familjes së tij, ndërsa e shoqëron edhe kushëriri i tij Dardani (13). Që të dy drejtohen për një vend në fqinjësi. „Mora vesh se ata kishin shkuar të marrin një lap-top“, vazhdon më tej e ëma. Gjatë kthimit nga qyteti i Pejës, ndodhi më e keqja. Mercedesi ndeshet ballëpërballë me veturën e llojit „Golf“. „Që të dy veturat kanë qene duke ngarë shumë shpejt. Unë personalisht isha në vendin e ngjarjes dhe dukej një tmerr i vërtetë“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë nga Peja, Agim Pantina. Dy udhëtarët e veturës Golf vdesin në vendin e ngjarjes, ndërsa Taulanti dhe Dardani dërgohen me lëndime të rënda në spita.
Edhe përpos ndihmës së dhënë, që të dy vdesin po asaj mbrëmjeje në spital. „Ende nuk e kam të qartë se si ka ndodhur aksidenti, policia ende nuk ka dhënë hollësi“, shton mëtutje e ëma Dime. Menjëherë pasi mori lajmin e hidhur për vdekjen tragjike të të birit, ajo kishte udhëtuar për në Kosovë. Të dielën, Taulanti u varros në Pejë: „Ende jemi duke mbajtur zi, është shumë rëndë që fëmijën tënd ta dërgosh në varr“, përfundon e ëma, pa mundur t`i ndalë lotët.
Në mënyrën e tyre, shokët e Taulantit i kanë dhënë lamtumirën e fundit atij. Rreth 4.000 persona janë nëshkruar në grupin e tyre për ngushëllime në faqen e Facebook-ut. Shoku i tij i mirë nga jeta shkollore Milan B. (20) ka shkruar një poezi dhe e e ka bashkëngjitur në Youtube: Vëllai i tij më i ri, Liridoni (15), deri në vdekjen e tij ishte krenaria e tij më e madhe. „Sidomos për te është një fakt shumë i hidhur, por Liri i ngjan shumë Taulantit.
Taulanti ishte fqinji im, shumë gjëra të përbashkëta kemi përjetuar. Për çdo ditë dilnim së bashku, me këtë poezi kam dashur të rrëfej për miqësinë tonë të madhe“, shpjegon Milan B. Në faqen e youtube, ditëve të fundit kënga ishte dëgjuar mbi 10.000 herë.
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër