Kosova

Shoferi i autobusit tenton t’i jap ryshfet policisë në Merdare, shoqërohet në stacion

Policia ka njoftuar se ka  shoqëruar për intervistim në stacion policor, një shofer autobusi, pasi që i njëjti gjatë kalimit kufitar i ka ofruar ryshfet prej 10€ një zyrtari policor.

Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare në Merdare, gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të policisë shoferi me vendim të prokurorit është liruar ndërsa, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.