Jeta në Zvicër

Shoferi gjen në autobus çantën me 25 mijë franga

Ngjarja kishte ndodhur të martën në Lucern të Zvicrës

Në Lucern të Zvicrës dikush harroi një çantë lëkure me 25 mijë franga në autobus. Ngjarja kishte ndodhur të martën, pak pas orës 17:00, ndërsa qendra e kontrollit e VBL-së raportoi në policinë e Lucernit.

“Ne morëm mesazhin se dikush kishte harruar një çantë lëkure në autobus”, thotë zëdhënësi i VBL-së, Christian Bertschi, përcjell abinfo.ch.

Çanta ishte harruar në një autobus në linjën 1. Kjo përmbante një shumë parash prej rreth 25,000 frangash dhe sende të tjera, siç konfirmohet nga policia e Lucernit.

“Brenda pak minutash, një nga shoferët tanë ka raportuar se ka gjetur çantën”, raporton Bertschi. Çanta e vlefshme u dorëzua në një stacion policor në stacionin e Luzernit në orën 17.30.

Kur shoferët të gjejnë gjësende në autobus, ato mblidhen dhe dërgohen në zyrën e Policisë së Lucernit.