Shkurt.ch

Shoferi donte të ndërronte CD-në?!

Sipas dëshmive që kanë dhënë fëmijët e mbijetuar të fatkeqësisë së rëndë të parmbrëmshme në Valis, shoferi i autobusit ka dashur të ndërrojë cd-në në cd playerin e tij dhe kjo ka shkaktuar aksidentin fatal, shkruan 20minuten.ch.

Disa sekonda të humbjes së përqendrimit të tij kanë qenë vendimtare për jetët e 28 udhëtarëve të cilët nuk janë më në mesin e të gjallëve.

Në autobusin e aksidentuar kanë qenë 52 udhëtarë, nxënës, mësues, shoferë dhe shoqërues të tjerë. 28 kanë vdekur, prej tyre 22 fëmijë, nxënës të shkollave fillore të dy qyteteve belge, të cilët ishin në pushime të skijimit në Val d`Anniviers të Valisit.

Përpos të vdekurve është edhe një numër i madh i të lënduarve, disa prej të cilëve në gjendje kome.