Jeta në Zvicër

Shoferët zviceranë, në shënjestër të policisë në Konstanz

Nga tetori turistët zviceranë që ia mësyjnë Gjermanisë mund të kapen nga radarë specialë të lëvizshëm.

Radari i ngjan një rimorkioje. Por prodhuesi «Trailer-Trailer» i Vitronic ka të gjitha: Jo vetëm që ai mund të monitorojë veturat në drejtime të ndryshme, ai gjithashtu i transmeton të dhënat e matura në zyrën qendrore.

Përafërsisht një radar i tillë ka kushtuar 140,000 franga. Siç shkruan “Südkurier”, një prej tyre do të vendoset në Konstanz nga tetori i këtij viti, përcjell albinfo.ch.

Shoferët e Zvicrës kanë qenë në shënjestër të Policisë së Rrugëve të Konstanz-ës për vite me radhë. Konstanz ka edhe një llogari bankare zvicerane. Vetëm vitin e kaluar policia kishte blerë gjashtë kamera të reja stacionare të shpejtësisë këtu. Tani vijon me «Trailer», një kurth shtesë radar, gjysmë i stacionuar. Nëse është i suksesshëm, do të shtohen edhe më shumë.

Në Zvicër, një rimorkio radar nuk është në përdorim. “Sistemet tona mund të monitorojnë edhe disa korsi”, thotë Florian Schneider i policisë kantonale St. Gallen. “Për dallim nga “Trailer”, ata janë më të mirë se detektorët radarë”.