Lajme
Shoferët gjermanë duhet të kenë dy maska me vete edhe pas pandemisë
Maskat duhet të shtohen në përmbajtjen e përshkruar të çantës së ndihmës së parë në makina, kamionë dhe autobusë
Në Gjermani, në të ardhmen mbajtja e maskave me vete në vetura do të bëhet e detyrueshme, pavarësisht nga pandemia.
Siç raporton gazeta e Düsseldorfit, “Rheinische Post”, shoferët duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe pas kalimit të pandemisë së koronës.
Pra, ata duhet të kenë me vete nga dy maska , transmeton albinfo.ch.
Ky njoftim është konfirmuar për gazetën nga një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Transportit.
Prandaj, maskat duhet të shtohen në përmbajtjen e përshkruar të çantës së ndihmës së parë në makina, kamionë dhe autobusë.
Qëllimi me këtë rast është që ky kriter të përshtatet me ndryshimin tjetër, të planifikuar të rregullores së licencimit të trafikut rrugor, ka thënë më tutje zëdhënësja. Rregullorja pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit