Shëndetësi

Shmangia e mëngjesit sjell erën e keqe të gojës

Sipas dentistit Mervyn Druian, nga Qendrën e Londrës për stomatologji kozmetike,  kjo “zgjon” bakteret në gojë që të japin erë të keqe

Nëse nuk keni mundur të uleni dhe të shijoni bukën në mëngjes, provoni të mos i afroheni askujt gjatë ditës.

Sipas dentistit Mervyn Druian, nga Qendrën e Londrës për stomatologji kozmetike,  kjo “zgjon” bakteret në gojë që të japin erë të keqe.

“Shmangia e mëngjesit është një nga veçoritë më të këqija për erë të keqe sepse e lë gojën të thatë dhe mundëson që bakteret të kenë hapësirë. Gjithsesi, edhe diçka e shpejtë si drithëra apo diçka të tillë sjell sheqer në gojë dhe u mundëson edhe më shumë ambient të disponueshëm për rritjen e baktereve”, ka thënë Druian, shkruan Albinfo.ch.

Ai po ashtu ka treguar se një copë e një fruti të freskët dhe një gote ujë janë rrugët më efektive për të larguar bakteret.

Sipas të dhënave të fundit, era e keqe e gojës është e shpërndarë në 40 për qind të njerëzve.