Lajme
Shkurti, muaji me temperatura rekord
Në muajin shkurt, temperatura mesatare e globit ishte 21.06 gradë celsius. Ky është rekordi i ri klimatik që vjen vetëm 6 muaj pas rekordit të muajit gusht.
Temperaturat në tokë po rriten. Në muajin shkurt, oqeanet dhe sipërfaqja e tokës prekën një rekord të ri, duke arritur mesataren globale mujore 21.06 gradë celsius. Sipas të dhënave të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus, ky nivel tejkalon rekordin e mëparshëm prej 20.98 gradë Celsius, të vendosur në gusht 2023.
Në Europë, tre muajt e fundit kanë lënë pas dimri ë dytë më të ngrohtë me temperaturë 1.44 gradë celsius mbi mesataren, që pasoi dimrin 2019-2020.
Observatori Kombëtar i Athinës, për shembull, ka thënë se ky dimër ishte dimri më i nxehtë që Greqia ka parë që nga fillimi i regjistrimeve. Ka qenë 1.8 gradë Celsius më i ngrohtë se dimri mesatar nga viti 1960 deri në vitin 2024 dhe në disa pjesë veriore të vendit, ekspertët thonë se temperaturat u rritën shumë më tepër. Në këtë dekadë të fundit, vendi ka përjetuar gjashtë dimrat e tij më të ngrohtë, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Më herët gjatë javës, shkencëtarët paralajmëruan se fenomeni i zbardhjes masive të koraleve, ka të ngjarë të shpaloset në hemisferën jugore.
Kjo mund të çojë në kolapsin e ekosistemeve të shkëmbinjve nënujorë, me vijat bregdetare të mbetura të pambrojtura nga erozioni, stuhitë dhe peshkimi.
Thyerja e rekordeve klimatike është befasues, dhe tregon se tendenca e ngrohjes së vazhdueshme globale do të na shoqërojë edhe në vazhdim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor