Uncategorized
Shkupi varet nga shqiptarët
Partitë politike hyjnë në fazën finale të fushatës zgjedhore duke fokusuar betejën në qytetin e Shkupit sepse fitorja në kryeqendrën e Maqedonisë vlerësohet se përcakton dhe fituesin e zgjedhjeve vendore në Maqedoni.
Qyteti i Shkupit përbëhet nga dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare, siç është ajo e Sarajit dhe Çairit, raporton “Evropa e Lirë”.
Për të parin e qytetit të Shkupit garojnë tetë kandidatë nga parti të ndryshme politike. Kjo shpërndarje votave e bën të vështirë që kryetari i Shkupit të zgjidhet që në raundin e parë në zgjedhjet e 15 tetorit, përcjell albinfo.ch.
Sondazhet tregojnë se favorit janë dy kandidatët e partive më të mëdha maqedonase, ai i VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski dhe kandidati i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov. Megjithatë, fituesin për të parin e Shkupit, pritet ta përcaktojnë votat e elektoratit shqiptarë.
Për qytetin e Shkupit në garë janë edhe tre kandidatë nga partitë politike shqiptare, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar elektoratin e saj që të votojë për kandidatin e socialdemokratëve, ndërkohë që tre partitë politike shqiptare thonë se në raundin e dytë do të bëjnë publike qëndrimin se cilin kandidatë do të mbështesin në balotazh, vota këto që do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik