CH-Ballkani
Shkupi, kryeqyteti më i lirë, Berna në vendin e 33-të
Kryeqyteti zviceran, Berna, është në vendin e 33-të, duke hyrë në mesin e kryeqyteteve më të shtrenjta
Tirana renditet në vendin e 6-të në listën e kryeqyteteve më të lira në Evropë.
Renditja është bërë nga Wanderu, një platformë kërkim-udhëtimesh, që ndihmon udhëtarët me buxhet të shtrënguar për të organizuar udhëtimit e tyre.
Renditja bazohet në një sërë mallrash dhe shërbimesh dhe kostoja mesatare e tyre. Më konkretisht çmimi i pranimit në një muze, kostoja e një filxhan kapuçino, tarifa e taksisë për kilometër, kostoja mesatare e një qëndrimi një natë në një hotel dhe një udhëtim publik me një autobus etj, shkruan ‘Scan’, përcjell albinfo.ch.
Wanderu tregon se Monako është kryeqyteti më i shtrenjtë në Evropë, i ndjekur nga Reykjavik dhe Dublin, përcjell albinfo.ch.
Kryeqyteti më i lirë në Evropë është Shkupi (IRJM), pasuar nga Prishtina (Kosova) dhe Podgorica (Mali i Zi).
Athina renditet mes kryeqyteteve evropiane më të shtrenjta, në vendin e 13-të, mes Lisbonës në vendin e 12-të dhe Vjenës në vendin e 14.
Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini ndodhet në vendin e 23-të, derisa kryeqyteti zviceran, Berna, është në vendin e 33-të, duke hyrë në mesin e kryeqyteteve më të shtrenjta.
Më shumë nga rendtija në fjalë linku në vijim: wanderu.com
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati Të premten në mëngjes, policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden ndaloi shtatë automjete me borë në çati...
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?
-
Zvicër: A do të bëhet diçka më e lirë në 2025?