Kosova

Shkup: Takohen liderët e Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të administratës amerikane dhe BE-së

Një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Bashkimi Evropian, liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton albinfo.ch.

“Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, ka shkruar ai.

Në bazë të pamjeve të publikuara, në takim janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski, president serb Aleksandar Vuçiq dhe ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien.

Ndryshe, nesër do të mbahet takimi ku do të marrin edhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

Foto FB: Edi Rama