Maqedonia

Shkup, ndotja e ajrit, në nivel të frikshëm

Qyteti i Shkupit është renditur në vendin e njëmbëdhjetë në botë sa i përket nivelit të ndotjes

Qyteti i Shkupit është renditur në vendin e njëmbëdhjetë në botë sa i përket nivelit të ndotjes në listën e “Air Visual”.

Përpos Shkupit, ajër të ndotur sot thithin edhe banorët e Tetovës, Kumanovës, Manastirit, ndërsa në Strumicë ajri është mesatarisht i ndotur.

Sipas aplikacionit “Ajri im” mbrëmë prezencë të grimacave PM 10 ka pasur në lagjen Lisice e re, tek Rektorati. Në Lisice prezenca e grimave të dëmshme në ajër kanë qenë pesë herë më të larta nga niveli i lejuar.