Lajme
Shkup, 33 aksidente për tri ditë
Sipas mediave lokale, vetëm gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë, kanë ndodhur 33 aksidente të ndryshme, ndërsa 12 persona janë lënduar

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje duket se ka shkaktuar problemi në komunikacion edhe në Maqedoni. Sipas mediave lokale, vetëm gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë, kanë ndodhur 33 aksidente të ndryshme, ndërsa 12 persona janë lënduar.
Siç raporton Telegrafi i Maqedonisë, inspektori i pavarur Dragan Veljanoski më 22 korrik e premte policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në 13 aksidente, prej të cilave 11 janë me pasojë dëm material, ndërsa në dy lëndime trupore i kanë marrë dy persona.
Ndërsa me 23 korrik e shtunë, sipas tij, është bërë ekspertizë në gjithsej 10 aksidente të tjera. Prej tyre pesë janë me pasojë dëm material, katër me lëndime të lehta trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona.
“Ka ndodhur edhe një fatkeqësi në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një person. Më 24 korrik ekspertizë është kryer në gjithsej 10 aksidente, prej të cilëve tetë janë me pasojë dëm material, dy janë me lëndime të rënda trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë katër persona”, ka thënë ai.
Gjatë tre ditëve të kaluara nga policia rrugore, janë zbuluar numër më i madh i shkeljeve. Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë larguar 78 automjete, thuhet në raport. Ndryshe, edhe në Kosovë gjatë dy muajve të verës shënohen numër më i madh i aksidenteve, edhe për shkaka të shtimit të numrit të makinave në komunikacion, pasi që një numër i madh i bashkatdhetarëve vijnë në vendlindje me vetura.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë Pavarësisht se Zvicra është një vend i pasur, shifrat nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se...
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Zvicra synon zbutjen e rregullave për eksportin e armëve